Është mbajt mbledhja e tretë e rregullt e KPF-së për vitin 2024

Kryesuesi i kuvendit të komunës së Malishevës Argjend Thaçi, në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, para anëtarëve, paraqiti rendin e punës  i cili edhe u miratua pa ndryshime nga të pranishmit. Në këtë takim raportoi, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, ku dha sqarimet ligjore dhe procedurale si dhe informacione tjera, me pikën. Caktimi i lokacionit për ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë, të cilën pikë edhe e rekomanduan për shqyrtim në kuvend. Në vazhdim të debati, anëtarët diskutuan dhe i rekomanduan për kuvend edhe këto pika. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Nevoja të Veçanta për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për Barazi Gjinore për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalid, Veteranë të Luftës së UÇK-së si dhe Martirë të Luftës, për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Nevoja të Veçanta për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteranë të Luftës së UÇK-së si dhe Martirë të Luftës, për vitin 2024. Shqyrtimi i kërkesave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Kosovë

Me ftesë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Kryetari …