Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë lidhur me Manastirin e Deçanit

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës,  lidhur me Manastirin e Deçanit. Ai ka thënë se ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Bashkimi Evropian bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës për respektimin e gjyqësorit, ka saktësuar Szynjog. Edhe  autoritete të tjera të larta ndërkombëtare e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës,  lidhur me Manastirin serb të  Deçanit, i cili  i fitoi 24 hektarë tokë të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …