Edhe një rrugë e re në qytetin e Malishevës

Me qëllim të realizimit sa më parë të projekteve për Malishevën Urbane, dhe krijimit të mundësive për qarkullim sa më të lehtë të qytetarëve dhe automjeteve, sot kanë nisur punimet në hapjen e një rruge të re alternative në qytetin e Malishevës. Kryetari Kastrati the se, kjo rrugë në të cilën do të punohet intensivisht derisa të jetë e gatshme për përdorim nga ana e qytetarëve, lidh dy akse rrugore shumë të rëndësishme; rrugën “Adem Jashari” përmes stacionit të autobusëve deri të lagja Mekaj, për tu lidhur më pas me rrugën e kësaj lagje dhe të lagjes Hysenaj, që në fund do të kyçet me rrugën kryesore “Skënderbeu”, në drejtim të fshatit Banjë dhe anasjelltas.

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …