Duke folur lidhur me vendimin e Qeverisë-Kurti. për të ia dhënë 24 hektarë tokë, Manastirit të Deçanit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur të pafalshme, humbjen, që Kurti ia bëri Kosovës. Vazhdoj të mendoj që duhet të ketë moral edhe në politikë, madje etikë të lartë! Andaj mendoj se është e pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave, dhe progresin drejt rrugës euroatlantike. Krejt kjo për kauza të rrejshme vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet, Në pushtet ke ardhur me propagandë, e gënjeshtra, por me veprime të tilla i ke shkaktuar popullit dëme shkatërruese, tha deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …