Pas takimit me emisarin amerikan, për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se u është bërë e qartë se raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-së nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët. Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe Amerikës. Mungesa e bashkërendimit të ngushtë me aleatët tanë kryesorë, me SHBA-në, sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë ne natyrisht. Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër që barten edhe në fatin e Republikës, por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe të kultivojmë këto relacione, sepse janë të domosdoshme, të pazëvendësueshme, ka saktësuar, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …