Reagimi i drejtorit të DUPMM të komunës së Rahovecit Albnor Mullabazi

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në komunën e Rahovecit Albnor Mullabazi, ka reaguar rreth një publikimi që po qarkullon në rrjete sociale lokale, për cilësinë e betonit, ai ndërë të tjera ka thënë: Të nderuar qytetarë të Rahovecit, me qëllim të sqarimit të situatës, po ju informoj se gjatë punimeve që po kryhen në parkingun nëntokësor, dje, ditën e martë, puseta e kolektorit që përshkon rrugën “Bajram Veliu” dhe fushën e stadiumit të qytetit, ka rrëshqitur dhe për pasojë është mbushur me ujë vendi ku po punohet parkingu. Me zhvendosjen e stadiumit, do të zëvendësohet edhe gypi i kolektorit që kalon në stadium. Gjithashtu, shtresa e betonit të shtrirë, është beton i varfër 5 cm, që vendoset para armimit të pllakës dhe kompania është duke pastruar pjesën e mbetjeve e që, para se të vendoset shtresa ku është dëmtuar betoni i varfër, do të bëhet pastrimi i komplet shtresës dhe do të rivendoset betoni i varfër para armimit të pllakës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …