Junker

Kryetari i KE-së Junker dënoi ashpër mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod  Junker, dënoi ashpër mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja sikur janë:  Boris Xhonson dhe Nigel Farage, të cilët hoqën dorë nga udhëheqja e Britanisë së Madhe në procesin e daljes së saj nga Bashkimi Evropian . Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian. Ai shtoi se avokatët e largimit të Britanisë nga BE-ja u tërhoqn nga funksioni duke vepruar si retro-nacionalistë e jo si patriotë. Kreu i Komisionit Evropian  tha se nuk e kupton përse mbështetësit e Brexit në Britani do të dëshironin fillimin e procesit formal të daljes. Në vend që të zhvillojnë plan, ata braktisin anijen e rrezikuar ka thënë mes tjerash Junker.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …