U mbajt mbledhja e parë e KKSB-së në Deçan

U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Deçan, të cilën e udhëhoqi kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, z. Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe anëtarë të tjerë. Në këtë mbledhje u diskutuan dy pakat:

  1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;

  2. Të ndryshme.

Kryetari Ramosaj është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës së Deçanit është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat merren nga personat përgjegjës si nga stacioni i Policisë në Deçan, gjithashtu edhe nga institucionet relevante. Komandant i Stacionit të Policisë në Deçan, z. Faik Jahmurataj ka raportuar duke thënë se gjatë periudhës raportuese situata e sigurisë në komunën e Deçanit ka qenë e qetë dhe stabile.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …