leoni

PSD

PSD-ja ka kritikuar deputetët e pozitës që nuk kanë folur, por e kanë lëshuar sallën e Kuvendit gjatë seancës së jashtëzakonshme

Partia Socialdemokrate ka kritikuar deputetët e pozitës të Vetëvendosjes  që e kanë lëshuar  sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth kontratave njëburimore. Në reagim thuhet se Pushteti i vetëquajtur, anti-korrupsion e paska lëshuar seancën në momentin kur po flitet për tenderët njëburimore që kanë mbërritur shifrën e qindra milionave. Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim. Ato ikin e komunikojnë vetëm me propagandë videosh në ‘Facebook’ e ‘Tik-Tok’.  Janë 60 deputetë të pozitës dhe   asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë”, thuhet në reagimin e  Partisë  Socialdemokrate të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …