BE–ja ka thirrur për 19 mars një takim në nivel të kryenegociatorëve, për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Radio Evropa e Lirë bën të ditur se në këtë takim pritet të diskutohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pastaj për çështje të tjera, me mundësinë e përfshirjes në diskutime edhe të çështjes së dinarit serb. Këtë takim e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, emisari amerikan tha se pret që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në këtë takim. Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, i Serbisë, Petar Petkoviq. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja po kërkon që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të dialogut që ajo ndërmjetëson. Kosova ka thënë se çështja e dinarit është teknike dhe nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve. Besnik Bislimi, më herët kishte mohuar se do të shkonte Bruksel për bisedimet lidhur me dinarin, por ardhja në Kosovë e emisarit Eskobar, ndryshoi rrjedhat dhe qëndrimet e Qeverisë-Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …