Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se Albin Kurti dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar diskutuan për rregulloren e Bankës Qendrore. Kryeministri, Kurti pati diskutim përmbajtjesor të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta. Ai tha se vendimi i Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional dhe ofroi bashkëpunim në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë. Në këtë drejtim kryeministri theksoi edhe propozimet që janë prezantuar për periudhën tranzitore dhe ofroi bashkëpunimin në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë”, thekson komunikata. Kurti e falënderoi emisarin Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shtuar se sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …