Nënshkruhet marrëveshja për vazhdimin e financimit të fazës së dytë për ndërtimin dhe funksionalizimin e Zonës Ekonomike – Parku Industrial në Opterushë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, sot, në mjediset e kësaj ministrie, nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e financimit të fazës së dytë të projektit kryesor për ndërtimin dhe funksionalizimin e Zonës Ekonomike – Parku Industrial në Opterushë, i cili është bashkëfinancim i MINT-it dhe i Komunës së Rahovecit. Në këtë fazë do të investohen edhe 1,000,000.00€, mjete që do të sigurohen nga MINT-i. Kryetari Latifi e ka falënderuar MINT-in, ministren Hajdari, si dhe KIESA-n, për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …