AAK

AAK-ja demanton ministrin, Faton Peci, i cili ka thënë se ia ka kthyer ministrisë së Bujqësisë, objektin e kësaj parie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se  objekti i cili ishte në shfrytëzim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej 600 metra, i është rikthyer kësaj ministrie. AAK-ja e ka quajtur Pecin mashtrues ordiner, duke thënë se AAK-ja ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për vetëm 569 metra katrorë. “AAK-ja ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhes dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme.  Pohimet e këtij far ministrit se gjoja ‘I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…’, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush.  Nuk është hera e parë që Peci bën manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …