Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, konfirmoi se është caktuar një takim mes Kosovës e Serbisë më 19 mars, në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se është  caktuar një takim për të martën e ardhshme, më 19 mars, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve. Stano ka thënë se në takim, i cili zhvillohet në Bruksel, do të bisedohet për çështjen e dinarit serb, përdorimin e të cilit autoritetet kosovare e ndaluan përmes një rregulloreje të re për valutën që hyri në fuqi në shkurt. “Do ta kemi takimin e radhës në kuadër të dialogut të martën. Janë ftuar për këtë takim kryenegociatorët për të vazhduar diskutimet aty ku kishim mbetur pas takimit të fundit”, ka thënë Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …