Gjermania e ka paralajmëruar Izraelin kundër një ofensive ushtarake në Rafah, ku janë strehuar mbi 1.4 milionë civilë

Gjermania ka paralajmëruar Izraelin kundër një ofensive ushtarake në Rafah, ku aktualisht janë strehuar mbi 1 milionë e 400 mijë civilë palestinezë. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, ha se “një ofensivë në shkallë të gjerë në Rafah nuk mund të justifikohet”. “Mbi një milion njerëz të zhvendosur kanë kërkuar strehim atje, nuk kanë ku të shkojnë. Një armëpushim humanitar është i nevojshëm menjëherë në mënyrë që të mos vdesin më njerëz dhe që pengjet të lirohet përfundimisht. Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar, sot qeveria izraelite njoftoi se janë autorizuar planet për një ofensivë ushtarake në qytetin Rafah në Gazën jugore. Kryeministri izraelit Netanyahu autorizoi planet për një operacion ushtarak në Rafah dhe ushtria po përgatitet për sul, tha zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …