80 civilë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës, në rajonin e Gazës

Të paktën 80 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës kundër Gazës, transmeton Anadolu. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se Izraeli vazhdoi të sulmonte pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, duke përfshirë kampin e refugjatëve Nusairat dhe qytetin Gaza. Shumë u plagosën në sulmet që shënjestronin shtëpitë dhe ndërtesat e civilëve në Gaza. Ushtria bombardoi një shtëpi në rrugën al-xhala, duke lënë shumë banorë të bllokuar nën rrënoja. Sulmet shkatërruan një ndërtesë shtatëkatëshe pranë spitalit al-Shifa në qytetin Gaza, ku po qëndrojnë palestinezët e zhvendosur, duke rezultuar në vdekjen e dhjetëra personave dhe me shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e mbrojtjes civile nxorën trupat e pesë palestinezëve nga rrënojat e ndërtesës, ndërsa përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. 31 mijë e 500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza dhe 73 mikë 439 të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …