Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për marrëdhëniet jo të mira me Qeverinë e Kosovës. Ai beson që vendimi për ndalimin e dinarit nuk është bërë për t’i ndëshkuar serbët. Këtë vendim, Escobari e ka ndërlidhur me mungesën e historisë së gjatë të qeverisjes nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, sias tij, nganjëherë ka njerëz që nuk i mendojnë pasojat deri në fund. Dhe, unë mendoj që kjo është pse unë e karakterizova këtë në Bruksel si paksa jokompetencë, sepse kur flasim për pasojat e padëshirueshme, të gjithë e kuptuan se ka pasoja të padëshirueshme. Por, këto mund të ishin parashikuar dhe do të ishin parashikuar nëse nuk do të ishte marrë veprim i tillë i pakoordinuar”, ka thënë Escobari për Radion- Evropa e Lirë.
