Shefi i Misioni të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport, ka reaguar pasi ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dje zëvendësoi tabelat informuese për vendbanime në veri të vendit. Ai tha se OSBE-ja e mbështet Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrit në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi. “Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë në konsultim me zyrën e tij”, tha Davenport. Në lidhje me zëvendësimin e shenjave informuese në veri të vendit ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, i cili tha se kjo iniciativë duhet të bëhet vetëm duke konsultuar Komisionerin e Gjuhëve dhe duke e interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …