leoni

Rritet numri i të vrarëve në 250 në Bagdad

Rritet numri i të vrarëve në 250 në Bagdad

Sulmi i fundit që përgjaku kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, ka marrë jetën e 250 personave. Një deklaratë e Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se nga sulmi në zonën Karrada në qendër të Bagdadit, numri i viktimave është rritur në 250, ndërsa numri i të plagosurve në 200. Në njoftim thuhet se nuk është e mundur të kryhet identifikimi i 150 trupave në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për shkak se ata janë djegur plotësisht. Sulmi me bombë është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët zgjodhën përfundimin e Muajit të Ramazanit për të shkaktuar viktima në njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …