leoni

Ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati është përgënjeshtruar nga eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi

Ekonomisti, Berat Rukiqi përgënjeshtron ministrin e Financave të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati. Derisa ky i fundit ka publikuar një grafik duke shkruar se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen”, gjë që sipas tij dëshmon për “qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme”, atij i ka reaguar anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke e quajtur ministrin Murati të paaftë ndërsa deklarimin e tij-mashtrim. Ky ministër e ka paraqiture një grafikon duke shkruar se “përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”. Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi ka reaguar dhe ka shkruar se ky krahasim i shifrave, është manipulim. “Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të përgjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit. Ministër,, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet. Mbi 30 mijë qytetarë i janë shtuar listës së të varfërve” ka shkruar eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …