Qeveria e Kosovës, me sa duket, nuk e ka ndërmend të procedojë tutje çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Thuajse një vit pas arritjes së Marrëveshjes në Vjenë, ajo nuk ka hyrë ende nuk fuqi. Megjithë vullnetin e verbër ta miratuar, Qeveria është sprapsur disi për shkak se nuk po arrin t’i sigurojë numrat e mjaftueshëm në Kuvend. Gjasat për arritjen e një konsensusi vlerësohen si të vogla për shkak se edhe partneri kryesor qeverisës, PDK, gjithnjë e më shumë po distancohet nga versioni aktual i Marrëveshjes. Dy partitë në pushtet i kanë varur shpresat tek ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Azi, Victoria Nuland, e cila me 10 korrik pritet të vizitojë vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …