Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Sot, i vetëquajturi  “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, ka nënshkruar një  letër, përmes së cilës i kërkon Muzeut Kombëtar të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë,  teknikën dhe pajisjet, dokumentet  e materialet dhe t’ i vendos në ambientet e veta.

Këta nënshkrues të kësaj  letre ndoshta edhe nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë, se Radio-Kosova e Lirë, e ka në pronësi, me dokumente të ligjshme shtetërore,  “Shtëpinë-Muze” në Berishë, nga ku edhe transmeton programin  ditor.

Një kërkesë e tillë paushalle, pa asnjë fjalë arsyetimi, pa lejen e Drejtorisë dhe pa asnjë konsultim paraprak, drejtuar një institucioni, si MKK, i cili  nuk ka kompetencë të marrë materiale nga një Muze valid, as mund t i marrë kurrën e kurrës,  përveç kërkesë  skandaloze është edhe naive, sepse kërkesa e adresuar  duhet të ketë një bazë ligjore, një motiv dhe një arsyetim.

Ku e kanë marrë të drejtën, Martin Çuni, Nusret Pllana e tre nënshkrues të tjerë të ushtrojnë kërkesë si staf i luftës,  duke shpërfillur  anëtarët kryesorë të stafit të luftës dhe stafit aktual  që punon në Radio pre 4 janarit e deri sot qe 25 vjet dhe jo  nga  6 muaj sa ka kanë punuar Çuni i Pllana, dy muaj sa ka punuar Gaz Elshani, e të tjerët.

Pretendimet për ta nëpërkëmbur Radion-Kosova e Lirë në 25-vjetorin e ekzistencës,  në kohën kur drejtori i  Radios. profesor, Ahmet Qeriqi është i sëmurë rëndë, nxjerrin në sipërfaqe një urrejtje  të tyre me motive të politikës ditore, meqë disa nga të nënshkruarit janë argatë të Vetëvendosjes, por dikur nga kjo pesëshe ka pasur me triska të LKJ-së, pastaj të LDK-së, PDK-së e të tjera.

Radio-Kosova e Lirë është institucion informativ-kulturor që ka vepruar dhe punon legalisht, konform ligjit për medie, ka pronat e veta në Prishtinë, në Berishë dhe në Krojmir, ka legjitimitetin juridik, kryen detyrat dhe obligimet e veta dhe transmeton program 24 orë në ditë, ka Arkivin e luftës në origjinal, ka sektorin e botimeve, faqen në internet, dhe  tërë trashëgiminë e vet 25-vjeçare, të cilat i ruan dhe kujdeset për to, në mënyrë institucionale.

Përpjekjet e njëanshme,  qëllimkëqija të këtyre nënshkruesve të kësaj kërkese janë të tejdukshme, por nuk kalojnë, sepse Radio-Kosova e Lirë, ekziston.

 

Një sqarim:

 Martin Çunit mund t’ ia japim diktafonin personal që e ka sjellë nga Gjermania, Nusret Pllanës, mund t’ ia japim mikrofonin, pasi ta dublifikojmë, por jo origjinalin,  ku i ka lexuar lajmet e parapërgatitura, dhe nuk ka hartuar  as edhe një lajm të vetëm, sepse ishte ekonomist jo gazetar, Gaz Elshani, edhe ashtu e ka marrë kamerën dhe materialet e incizuara në emër të Radios, ia ka shitur një mediumi anglez, për mijëra marka,  pa lejen e Radios por me pëlqimin e Pllanës e Çunit.

Habib Zogaj ka qenë bashkëpunëtor për rajonin e Malishevës, ndërsa Rizah Berisha, nuk është pronar i Muzeut, po rojtar me rrogë mujore, që merr nga Radioja prej  korrikut të vitit 1999 e deri tani.

 

Stafi i Radios  gjatë luftës

Ahmet Qeriqi, përgjegjës-drejtor dhe redaktor.

Nezir Myrtaj, kryeredaktor, analist, sajues i informatave  ditore.

Sheqir Zeneli, sajues i lajmeve.

Martin Çuni fillimisht teknik i transmetimit, më vonë gazetar i terrenit…

Valdet Hoti teknik në transmetim dhe incizim.

Fatmir Dugolli, teknik në transmetim dhe incizim, e ka tërhequr nënshkrimin…

Ismet Sopi, spiker për një kohë dhe hartues i informatave në Radio dhe në Agjenci

Nusret Plana, spiker.

Rizah Berisha, vozitës.

Milaim Berisha, ndihmës në transmetim…

  

 

Bashkëpunëtorët dhe korrespondentët nga zonat operative:

 

Zona Operative e Drenicës:

Gani Koci, Murat Musliu, Tahir Desku, Destan Bajraktari.

 

Zona Operative e Pashtrikut:

Habib Zogaj, Besim Baraliu, Ilaz Kadolli, Xhavit Bajraktari (dëshmor i kombit), Selatin Qeriqi, Naim Imeri, Fadil Bajraktari, Ajete Zogaj,  Arbanë Qeriqi etj.

 

Zona Operative e Dukagjinit:

Fetnete Ramosaj, Hyrie Veliu, Faton Mehmetaj, Salih Lajçi, Ali Geci, Remzie Zeqiraj.

 

Zona Operative e Shalës:

Sabit Gashi.

 

Zona Operative e Llapit:

Ismet Cakiqi, Muharrem Mahmutaj.

 

Zona Operative e Neredimes:

Ruzhdi Jashari, Ali Uka, Hyrë Emini (dëshmore)

 

Zona Operative e Karadakut:

Ahmet Isufi, Ismet Sylejmani

 

Më 12 korrik të vitit 1999, Radio-Kosova e Lirë ka vazhduar transmetimin e programit në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit ku edhe transmeton program 24 0rë në ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …