leoni

Fjala e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, më 4 prill 2023

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, iu ka bashkuar avokatja, Nina Tavakoli

Gjykata Speciale në Hagë  njoftuar se ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, iu ka  bashkuar avokatja,  Nina Tavakoli. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate  shkruan se në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores,1 Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si bashkëavokate për z. Hashim Thaçi dhe, në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për pushimin nga puna të z. Albert Moskoviq si bashkëavokat i z. Thaçi. Më tej në njoftim është bërë e ditur se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate. “Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3. Muaj më parë trupi gjykues në çështjen gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, miratoi tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …