Dje, një grupim i vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin Çunin e Nusret Pllanën, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i kërkon Muzeut të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, teknikën dhe pajisjet, dokumentet e materialet dhe t’ i vendos në ambientet e veta. Këta nënshkrues të kësaj letre, ndoshta edhe nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë, se Radio-Kosova e Lirë, e ka në pronësi, me dokumente të ligjshme shtetërore, “Shtëpinë-Muze” në Berishë, nga ku edhe transmeton programin ditor. Një kërkesë e tillë paushalle, pa asnjë fjalë arsyetimi, pa lejen e Drejtorisë dhe pa asnjë konsultim paraprak, drejtuar një institucioni, sikur është Muzeu i Kosovës, i cili nuk ka kompetencë të marrë materiale nga një Muze valid, as mund t i marrë kurrën e kurrës, përveç kërkesë skandaloze është edhe naive, sepse kërkesa e adresuar duhet të ketë një bazë ligjore, një motiv dhe një arsyetim. Drejtoria e Radios Kosova e Lirë, sapo ta kompletojë informatën, me të dhëna shtesë do t ia drejtojë Drejtorisë së Policisë Rajonale- sektorit në Malishevë, një kërkesë, që brenda kompetencave të veta ta ketë në vëmendje e kujdes Shtëpinë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, pasi njëri nga nënshkruesit (R.B) është rojtar i objektit dhe deri tani ka marrë pagë mujore nga Radioja qe 25 vjet, dhe fare lehtë mund të dëmtohet apo të përvetësohen pajisjet e kohës së luftës, aktivi e të gjitha të tjerat. Në të kundërtën Radio-Kosova e Lirë do të caktojë një ekip të vetëmbrojtjes, nga radhët e veteranëve vullnetarë për çdo 24 orë. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …