Me 27 mars të vitit 1999, RKL ishte bombarduar nga dy aeroplan Mig të shtetit serb në Berishë, kurse 25 vite më vonë konkretisht me 17 mars 2024 një pjesë e ish stafit bombardon vetvetën
Deklarata për zhvendosjen e Muzeut të Radios Kosova e Lirë është e pafalshme, e parasyeshme, e pajutifikueshme, dhe e pamendueshme. Ata që bënë këtë deklaratë duhet të jenë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në identitetin kulturor dhe historik të popullit të Kosovës.
Sapo pash letrën e shkruar me dorë por të nënshkruar nga pesëshja e ish stafit të RKL-së, mu kthyen në memorie 25 vite jetë të radios Kosova e Lirë. 25 vite qëndresë, 25 vite punë ditë natë, pa ndalur të udhëhequr nga Babi-drejtori i RKL- së, z. Ahmet Qeriqi, punë kolosale deri në atomin e fundit.
Këtu shtrohet pyetja a do të duhej të pyetej e diskutohej paraprakisht me drejtorin aktual, për të ardhmën e Muzeut të RKL-së?
Për çudi 10 ditë pa u bërë 25 vjet nga bombardimi i RKL- nga shteti serb, pas 25 vite RKL goditet sërish por kësaj radhe mu nga disa ish anëtar të stafi, që tani e quajnë veten STAFI I LUFTËS, duke i përjeshtuar edhe 32 të tjerë, staf e bashkëpunëtorë gjatë luftës. Të gjithë këta kanë mundur mos të jenë asnjë i gjallë, atë mëngjes të bombardimit ishin në seli të RKL-së, në Berishë.
Çfarë goditje e pa besë, pa as edhe një shkak, pa as një arsye, pse duhet lëviz MUZEU, veçanërisht kur ndodhet në një zonë të mbrojtur nga legjislacioni për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit. Qe 25 vjet paguhet roja e Muzeut, Rizah Berisha tash nënshkues, pa e pyetur Drejtorinë ku deri tani e ka marrë pagën mujore.
Shfaqen shumë pikëpyetje në këtë situatë, por për mua, përgjigja e tyre është e qartë: tradhëtia ndaj trashëgimisë kombëtare. Për të përcaktuar këtë, është e rëndësishme të rikujtojmë disa fakte që kanë ndodhur, edhe pse nuk mund t’i përfshijë të gjitha brenda këtij shkrimi.
Fillimisht, duhet të theksoj se nuk kisha menduar kurrë se situata do të shkonte deri këtu, edhe pse ka pasur ferkime. Kjo është një gjendje e paparashikueshme dhe e shqetësueshme për të gjithë ne që jemi të lidhur me kujtesën dhe trashëgiminë tonë kulturore dhe historike.
Pas luftës, në objektin e Radios Kosova e Lirë ku ndodhemi tani, janë sjellë të gjitha materialet nga periudha e 4 janarit 1999 deri më 21 qershor 1999, duke përfshirë kasetat e incizuara, letrat e shkëputura, lajmet, komentet, komunikatat, dhe shumë të tjera. Është një koleksion i pasur dhe i çmuar për historinë e Kosovës, por që është ruajtur në një gjendje të parregullt dhe të pa sistemuar. Për shkak të mungesës së interesit dhe përkujdesjes së nevojshme, materialet nuk janë sistemuar, digjitalizuar, ose ruajtur në një ambient adekuat për një periudhë të caktuar pas lufte. Drejtori i Radios, z. Ahmet Qeriqi, ishte personi që nxiti procesin e sistemit të dokumenteve, duke identifikuar nevojën për të renditur dhe digjitalizuar këto dokumente të rëndësishme. Ky proces kërkoi kohë, duke qenë se asnjë dokument nuk ishte i sistemuar më parë. Pas një kohe, dokumentet u shtypën nga stafi i punësuar pas luftës dhe u bë e mundur e doli në dritë ARKIVI në 3 vëllime i Radios Kosova e Lirë, i cili tani është një burim i rëndësishëm për të dëshmuar faktet historike…
Procesi i dixhitalizimit ishte një hap i rëndësishëm për të ruajtur këto materiale të çmuara dhe për t’i bërë ato të qasshme për të gjithë në mënyrë më efikase. Megjithatë, kjo nuk ishte një detyrë e lehtë dhe kërkonte përpjekje të mëdha dhe kohë të gjatë për të shpërndarë, pastaj për të identifikuar, sistemuar dhe dixhitalizuar materialet e nevojshme. Më një fjalë me i pas lanë në mëshirë të fatit moti ishin harruar mbase edhe humbur e tretur…
Ish stafi i RKL-së, u trajtua meritueshëm që nga 21 qershori e deri më sot, nga drejtori Ahmet Qeriqi.
Ju ish-stafi, sikur e quani vetën, duke i përjashtuar 32 të tjerë si pjesë përbërëse e Radios Kosova e Lirë, kishit të drejtën e plotë të përfitonit nga përvoja dhe mundësitë e ofruara. Shkuat ku deshët e latë RKL-në, në gjendje që e dini më së miri ju. Nuk ju bëtë krah babit, përkundrazi, dita ditës po dalin në shesh të vërtetat e dhimbshme.
Në këtë radio erdhet dhe shkuat gati vetëm në përvjetorë, ose edhe për të kryer punët e juaja individuale, për të botuar librat, për të marrë vlerësimet, për të përfituar aq sa kjeni mundur, madje disa….
Sa e sa herë jam ndeshur me persona në institucione kur shkoja për ndonjë marrëveshje bashkpunimi medial, më thonin: po ne i kemi dhanë donacion Nusretit, ai aty është, çka po vjen ti? Për hirë të së vertetës shumicën e herave i kam bërë të ditur se Nusreti tash nuk është në RKL, dhe se tash po punon me projekte të tjera të luftës, por ja që paraqitja e bën të vetën.
Habib Zogaj, ishte shumë kritik në komunën e Malishevës para 5 viteve, madje doli hapur kundër mbështetjës së RKL-së, nga komuna. Bile kishte pas quditur disa nga të pranishmit. Harroi, Habib Zogaj se kur e hapi Radio Malishevën, drejtori Ahmet Qeriqi i dha teknikën, transmetuesin e RKL. Ai poashtu e dëmtoi financiarisht RKL sepse rubrikën urime dhe përshëndetje që ishin deri në 200 në një emision, pas pak muajsh e përvetesoi, pa i ardh fare keq…
Rizah Berisha, punëtori më përfitues i Radios e di dhe në çfarë gjendje e ka mbajtë Muzeun, deri sa edhe atje shkoi dora e fëmijëve të Ahmetit për ta pastruar, e më vonë e Epirit për ta restauruar e për ta sjell në gjendjën që është tani, që kur shkojnë për intervista asnjëherë Riza kurë nuk e tha të vërtetën por ia atribuoi vetës meritat. Harroi poashtu se ky drejtor i RKL-së, i ndau bursë për studime djalit të tij në shenjë mirënjohje për kontributin që dhanë gjatë luftës, por kontribute të tilla në mos më shumë dhamë edhe ne familja e babit plotë 1 vit e gjysmë.
Në Krojmir u shkarkuan shumica e familjeve, që e kishim për nderë të vinin, sepse ashtu ishim edukuar, pa çka se edhe ne nuk ishim në shtëpinë tonë ku jetonte mixha i babit e tek kushërinjtë ishim, por as edhe njeherë nuk i trajtuam të barabartë me ba punë edhe ata-ato, vetëm ne err e terr. Me motrat e mia lanim natën rrobet te kroni akull borë me qiri që na ndalte fërshëllkima e frymës së fortë. Super kushte kishin të gjithë që vinin aty flinin, hanin, pinin, dhe bënin tutje. Sa të lehtë e kishin ata që familjët i kishin në Prishtinë ose në përendim, me një fjalë jo në zona të luftës.
Më kujtohet kur special ia bënim bukën Berat Luzhes, mjaltin, kujdesin për terapinë etj.. Pas lufte ia pata veçuar rrobet e tij dhe shkoi kohë e gjatë e nuk dija si të ja jap Shqipes vajzës së tij, sepse mendova se do ta mërzis edhe pse axha Berat shyqyr gjallë ishte. Kur i thash Shqipe merri këto rrobet e axhes Berat, ajo më tha: leji qatje…u shtanga, prisja tjeter reagim, se lere më ndonjë falenderim as edhe një fjalë. Sepse Shqipja dhe të tjerët që kanë ardhur vizituar prindërit e tyre as që e kishin idenë sa sakrifica bëhej….dikush mund të thot por të tjerët dhanë gjak, mund, shtëpi e katandi, e vërtetë… por ja që koha po i nxirrka në sipërfaqe disa elemente që kur i mendon në retrospektivë të lëndojnë.
Pse nuk bashkëpunuat me radion Kosova e Lirë por zgjodhët rrugë tjera, askush nuk ka të drejtë të ju gjykoj, por të bëhet faktor Esat Shala në RKL, nuk falet. Nuk falet të nis dokumentari i ABC, me Esatin, sepse në asnjë formë as edhe në asnjë moment nuk ka qenë pjesë e saja. Nuk falet shtrembërimi i historisë sepse po i lini brezave plagë të hapura.
O njerëz thirrni mendjes, ishte drejtori i RKL-së, me qëndresën dhe stoicizmin e tij të pashoq për të shkruar të gjitha ngjarjet me karakter historik e kombëtarë pjesë e të cilit u bëri edhe Juve. Sikurse po të mos ishte RKL- do të harroheshit, sikurse edhe ngjarjet e rëndësishme kombëtare kulturore historike e të tjera, që këtë punë nuk e bën as edhe një institucion kredibil në Kosovë e lere më ndonjë medium tjetër.
Për hir të së vërtetës, z Pllana gati në secilën intervistë e ka cekur që gjallë RKL-në, e mban profesori i nderuar Ahmet Qeriqi, ne e lamë vet… por ju pesëshja që nga dje nuk e njihni më, apo ndoshta edhe kohë më parë por dje e shpërfaqët. Harruat sa punën e kryet në RKL, habitem si i mshuat shqelm gjithë atyre herave që ju priti derë hapur…
Se krijohet front opozitar ndaj babit, nuk e kisha menduar kurrën e kurrës, sidomos tani kur është i sëmurë rëndë, apo ndoshta pikërisht për këtë. Por përkundër kësaj Babi dhe RKL do të vazhdojnë punën, misionin më fisnik që mund të ketë fatin ta ketë një popull…