Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka dëshmuar dëshmitari i 50-të, i Prokurorisë, Claude Cahn në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selim. Gjatë dëshmisë së tij, Claude Cahn ka theksuar se në vitin 1999 ka parë civilë duke djegur shtëpi dhe se situata në Kosovë ngjasonte me anarki. Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, dëshmitari ka deklaruar se civilët silleshin çuditshëm gjatë asaj kohe. Cahn ka theksuar se gjatë qëndrimit në Kosovë nuk kanë folur për strukturën e UÇK-së me KFOR-in. Këtë përgjigje, ai e dha në pyetjen e avokatit të Rexhep Selimit, Erik Talli se a kanë biseduar me KFOR-in për strukturën e UÇK-së. Dëshmitari ka deklaruar se nuk i kujtohet të ketë parë shtëpi të djegura në Krushë të Madhe dhe të ketë pasur masakër aty. Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis, se a ka parë shtëpi të djegura gjatë vizitës së bërë në Krushë të Madhe dhe se a ka dëgjuar që në këtë vend ka pasur një masakër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …