Përfundoi mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës

Mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Malishevës filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku u ngritën disa çështje, si në arsim, shëndetësi dhe për deponitë inerte ilegale, infrastrukturën rrugore dhe për bujqësi, ndërsa për këto çështje u përgjigjen drejtorët e drejtorive përkatëse.
Me mbledhjen udhëhoqi, Argjend Thaçi, Kryesues. Rendi i ditës u miratua me disa ndryshime dhe plotësime.
Për pikën dhe kërkesës për definimin e parcelës për ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë, para asambleistëve foli, Arbëreshë Krasniqi, drejtoreshë për Arsim dhe Edukim, ku gjersisht e paraqiti ekspozeun e këtij projekti që financohet nga MASHTI, por edhe për disa çerdhe tjera në vazhdim që priten të realizohen, me këtë, ne po ju krijojmë kushte të mira dhe gjithëpërfshirje moshave më të hershme për arsimim, që besojmë që ndikon pozitivisht në formimin e gjeneratave të reja tha mes tjerash, drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi.
Kurse, Blerim Thaçi, paraqiti , para asambleistëve raportin vjetor për shpenzimet janar – dhjetor 2023.
Në fund u bë edhe shqyrtimi dhe miratimi i katër kërkesave.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …