Paralajmërimet se diplomat e Universiteteve të Kosovës do të njihen nga Serbia, ngjajnë të jenë mashtrime të radhës. Studentët nga Kosova Lindore që kanë diplomuar në universitet në Kosovë, vazhdojnë të përballen me problemin e kahershëm të mos-njohjes së diplomave nga ana e shtetit serb. Në Komisionin për Arsim të Lartë pranë Këshillit Nacional Shqiptar thuhet se nuk ka përparim për njohjen e diplomave. Pasojat e mos-zbatimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave, të arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë, më së shumti po i vuajnë shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilët tradicionalisht arsimimin universitarë e përfundojnë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …