Të enjtën lirohet për qarkullim rruga “Xhorxh Bush” deri tek hyrja e parkingut

Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” do të lirohet të mërkurën për qarkullim.

Kjo u konfirmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, z. Bekim Brestovci.

Brestovci tha se qarkullimi do të bëhet deri tek hyrja e parkingut.

“Nuk e kemi liruar për qarkullim por për ata që e shfrytëzojnë parkingun”, tha Brestovci.

Rruga “Xhorxh Bush” ka pothuajse një vit që është mbyllur për qarkullim të veturave.

Komuna e Prishtinës, fillimisht kishte marrë vendim që në hapësirat e këtij bulevardi të qarkullojë vetëm mjetet e transportit publik dhe taksitë, por më pas u vendos që të mbyllet qarkullimi edhe për to.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …