leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: SAZAN’ E KARABURUNË…. JANË VATANET TONA !

Një ndër befasitë e cila do të kalonte çdo lloj imagjinate të qytetarit shqiptar aq sa la me gisht në gojë dhe fqinjët tanë, është lajmi i transmetuar nga media se po shikohet mundësia e vënies në funksionim të ishullit të Sazanit si një mundësi e madhe e zhvillimit ekonomik dhe turistik të vendit. Me humbjen e funksionit të tij, si një nga postet e përparuara dhe syri i pafjetur i Atdheut i cili mbante nën vëzhgim gjithë “Kanalin e Otrantos”, gjatë periudhës së socializmit , Sazani ngeli i shkretë. Jeta e tij u vyshk me largimin e gjithë ushtarakëve familjeve te tyre dhe gjithë reparteve të tjera mbrojtëse dhe ishulli ngeli si një jetim i braktisur por që do të kujtohej me mall e admirim prej atyre qe patën punuar milituar e shërbyer atje për vite të tëra.

Në të tilla kushte dhe Sazani u bë pjesë e fatit më fatkeq që pësoi Ushtria popullore. Gjithë sesi dhe në këto kushte duke pasur parasysh faktin se si një pikë e avancuar e trojeve tona që në krah ka dhe Karaburunin ai merr dhe aspak nuk i humbet vlerat e veta strategjike. Jo më kot Ismail Qemali do të shprehej se..” Sazan e Karaburunë janë vatanet e mia”, sepse janë porta hyrëse e Vlorës dhe për rrjedhoje dhe e gjithë Shqipërisë. Kemi më shumë se tre dekada që kastat drejtuese të vendit duke qenë se aspirojnë në integrimin, Evropian dhe anëtarësuar në bllokun agresiv të NATO-s aspak nuk e vrasin mendjen për sigurimin kombëtar. Si Italia që është anëtare e NATO-s ashtu dhe Greqia në vitin 1997 ishin të përgatitura për ndërhyrjen në Shqipëri.Dihet se ne ato vite shtatmadhoria greke grumbulloi pergjatë kufirit të jugut trupat e veta ushtarake madje dhe divizioni i XX-te i fanterisë greke zhvilloi stervitje luftarake me tematikë: “ Veprimet e komandës dhe shtabit të fanterise për kapjen e Vorio- epirit” madje dhe gazetat greke gjithë entuziazëm shkruanin se o sot o kurrë ka ardhur koha të ngremë flamurin tonë deri në Himarë, pa folur këtu dhe për kërkesën e 100 impreditorëve italiane, të cilët kërkonin ndërhyrjen me trupa, për te ruajtur dhe siguruar ecurinë normale të bizneseve të tyre.

Greket derguan misionin e tyre teksa italianet misionin”Alba” në emër te stabilitetit por që jo rastësisht dhe vet Evropa jua u caktoi zonën e tyre të operimeve ushtarake, pikërisht ne ato rajone ku ata historikisht na kanë invaduar . Pra mesa vërejmë dhe vet anëtare të NATO-s në momente kulmore të situatave të caktuara kanë dashur te futen me misionet e tyre te ashtuquajtura” paqe ruajtëse” qofshin ato italiane, ashtu dhe greke të cilat i kishim prezent në vitin e “Sali Babë Kasapit” dhe lakenjve të tij që na çuan në kufijtë e një invadimi të mundshëm si dhe të F. Nano, aventurës i cili mendjen e kish kudo… vetëm jo në Shqipëri. Këto tre dekada në emër të zhvillimit ekonomik krahas zhvatjes pa mëshirë të pasurive të popullit na hienat tona të brendëshme, u sulën dhe lloj lloj misione të ndryshme bamiresie që nga ato arabe e deri te më anonimet të cilat kishin qëllime aspak të mira, interes të qarqeve të caktuara të cilat dhe kurrë e për asnjë moment nuk u bënë në interes të Shqipërisë. Nën maskën e këtij zhvillimi dhe lakenjtë tanë për të përfituar, nëpërmjet transaksioneve të dyshimta, pazareve të heshtura luajtën një rol të madh anti kombëtar duke ju dhënë përparësi pikërisht këtyre investitorë qe nga Hajdia e deri te Çezi..qe nga Kuçova e deri te Ballshi, pa folur këtu për shitjen e pasurive te popullit si nafta armatimi dhe deri te dhënia me koncesione e pasurive të tjera të mbi tokës e nëntokës.

Në këto situata u mendua që tashmë i ka ardhur radha Sazanit. Po kish fshihet mbas kësaj afere ? Dhe përse pikërisht u zgjodh Amerika ? Mos vallë Rama i bën parapritë vënies së vet në bankën e te akuzuarve dhe shpalljes “non grata” si ortaku i tij sikurse po aq sa miku po aq dhe armiku i tij “Sali Baba i 40 hajdutërve” ? Pse tashmë e sidomos mbas gjyqit që ju bë shefit të FBI-se e përmend vet Mc Genogalli… se ka qenë Rama ai që i ka dhënë mijrëa dollarë ? Mos vallë Rama me këtë hap drejt familjes së Trampit, kërkon të “ruaj trapin e vet” duke dashur të shes lirë Sazanin?! Tashmë është një realitet, se demokracia për disa na rezultoi shumë i hidhur…pra një diktaturë e egër madje shumë e egër dhe për ajkën dhe kastën e banditizmit shtetëror( te te tre dekadave) na rezultoi një realitet kapitalist i ëmbël. Fundja dhe në këtë situatë nuk paska njerëz vet Shqipëria që ti dalin për zot duke investuar vet shqiptaret për ta lulëzuar atë ?! Çfarë enigme fshihet mbas këtij propozimi që është duke u shqyrtuar ?!

Në një situatë të tillë nuk është dhe as që duhet të jetë K/ministri ai që të vendosë, por duhet Kuvendi dhe Presidenti sepse nuk ka të bëjë thjeshtë me një investim, por me një papjekuri që cenon rëndë sigurinë kombëtare. Që hershëm dhe historikisht Sazani për pozicionin e vet strategjik që kontrollonte tere rruget e jonit e te Adriatikut ka qenë i pushtuar si nga venecianet, ashtu dhe nga grekët e nga italianet ,teksa tani i ardhka radha Amerikës. Le të mendojmë për një çast se atij dhëndrit të Trampit i prishen interesat, a do të ishte në gjendje Shqipëria ta shkulë prej Sazanit, kur vet Amerika e ka me ligj që ajo mund të ndërhyje dhe me trupa në çdo vend ku i prishen interesat e saj, e për më tepër ajo nuk lejon asnjë vend të botes te arrestojë qoftë dhe një qytetar të thjeshtë amerikan.?! Ja pse dhënia e Sazanit, për ta bërë “perlë të Ballkanit” është me pasoja të rënda që cenojnë sigurinë kombëtare. Apo me qënë se Rama dështoi me “Ballkanin e hapur” duke i ngelë menteshat e ndryshkura të portës në dorë që i la Vuçiçi, tashmë i rikthehet Sazanit. 

Por jo or Ramë aga jo..! Sazani e Karaburuni janë vatanet tona, por ti nuk e kupton dhe kurrë as ti dhe as kasta e ketyre tre dekadave që vetëm e kanë shitur Shqipërinë,skini për ta kuptuar kurrë, për të mos thënë se jini me të keqinj se vet A.Zogu…. se po jua u dhe të huajve tokat tona, ne shqiptareve do na ngelen në dorë vetëm çelsat e kashtës për të kullotur gomerët e Amerikës.( Partia demokratike e Amerikës ka simbol gomarin). Është për të ardhur keq që shoqatat tona madje dhe ato të mjedisit, apo dhe organizma të vërtetë me karakter atdhetar heshtin, heshtje kjo që na vret jo vetëm si qytetarë por vret me shumë Mëmëdhenë që na e kanë lënë trashëgim rilindasit tanë ta duam si sytë e ballit që për këtë tokë ata shkrinë dhe bën flakë qiriri shpirtin e tyre atdhetar.
—-
SAZANI
Pa zë dhe i heshtur, qëndron si një plak
i moçëm i vetmuar.
Rrethuar tërësisht prej ujit me mijëra,
e kush e di se sa vjet !
Miqësi ka me detin tekanjoz ,herë të qetë,
e herë të harbuar
Dhe andej nga lind dielli, një popull
po aq i vjetër, sa dhe ai vet.

Kush nuk e njeh mirë Sazanin,vështirë
do ta kish , për ta kuptuar.
Nuk di pse heshtja e tij mendimet si dallgë
pa reshtur, m’i trazon .
I jap të drejtë ,kushdo kur braktiset,
ndihet keq ,bile i tradhëtuar
Si pleqtë e vrarë në shpirt ,ai fsheh dhimbjen
dhe lotin kur pikon.

Kur e shikoj ashtu ligështohem, sinqerisht
dhe unë si ai lotoj
Më merr malli për gurët, kepet gjiret, e deri
te”Grykë e xhehnemit”
I rrebeluar jam, e nga inati me grusht fort,
nuk di kë të qëlloj .
Pse u tjetërsuam ,mos vallë dje ishim ne
ata që sot, nuk jemi !?..

Ehhh Sazan ! Ti s’ke faj, fundja tabanin
nuk e lëvize prej vendi .
Jo vetëm ne, por dhe bashkëmoshatarin tënd,
kapriciozin det .
Në këmbë i prisnin agimet, e shqipen
përherë duke fluturuar.
Pararojë e tokës time, ushtar i betonuar
me pushkë e bajonetë !

Pa do kalojnë para teje shekuj të tërë ngarkuar
shpinën plot me qindvjeçarë
Unë me bashkshokët ,e ish banorët e tu
natyrisht që nuk do të jemi
Nuk ka gjë Sazan! E dimë se ti syçeluri
i tokës time, vigjëlon i gjallë.
Bashkë me Karaburunin, për aq kohë
sa armiqtë nëpër këmbë do t’i kemi.

Teksa kujtoj shokët e alarmeve, pse flaka e shpirtit
më ngeli e pafikur ?!…
Bashkë me ty Sazan, pimë fare pak ujë të ëmbël
dhe më shumë të kripur !
Ehhh Sazan ..Sazan
nga ti kuptonim ne kohët moderne
që tashmë jo vetëm ty,
por dhe ne që të mbrojtëm me jetë
nga ta dinim se qenkemi në ankand për tu shitur ?

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …