Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se Serbia është më afër NATO-s se Kosova. Ai ka vlerësuar se ky konstatim i diplomatit amerikan duhet të bëj Kosovën të mendoj. Krasniqi ka shkruar se nga kjo deklaratë e Hillit nuk duhet të kërcehet si pleshtat. “Deklarata e ambasadorit Hill se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova, duhet të na bëjë të mendojmë e jo të kërcejmë si pleshtat. Hilli është gjigant i diplomacisë amerikane, ai e njeh rajonin tonë më mirë se kushdo tjetër në ShBA. Ai është politikëbërës, jo thjesht ambasador. Mesazhet e fundit nga SHBA janë të njëjta: qeveria e Kosovës nuk është partner i besueshëm amerikan. Faktikisht është antiamerikane. Kush kupton, kupton. Kush nuk kupton, e kupton më vonë”, ka shkruar Milazim Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …