Në gjykatën Speciale, në Hagë, ka mbaruar marrja në pyetje e dëshmitarit të 52-të të Zyrës së Prokurorit në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe dëshmia e tij është duke u dëgjuar në sesion privat për publikun. Ai është marrë në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Mishetiq. Ndërkohë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se do të merret edhe një vendim mbi parashtrimet që i ka bërë avokatja e Kadri Veselit, Ann Rowan. Qysh më 30 shtator të vitit 2022 Prokuroria e Gjykatës Speciale ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …