Makfire Beqiri- Asllani: I shtrenjti ynë! Heroi ynë! Ti mbete model se si i fal çdo gjë atdheut e popullit, pa kërkuar asgjë në këmbim

E kujtojmë ushtarin e popullit- Dëshmorin për ta nderuar historinë Lirinë e Kosovës.

Në prag të 25 vjetorit të flijimit (me 24 mars 1999), të Ismet Asllanit (Epror i UÇK-së) -Hero Kombëtar kujtojmë: E gjithë jeta e tij (siç e dijmë të gjithë) ishte në shërbim të Familjes e Atdheut. Sakrificës që nuk i kërkoi kurrë mirenjohje mbi këtë Tokë, me vizion çlirimin e popullit e të atdheut, i vetëdijshëm për përjetësim, la në dorëshkrim: “Nëse vritem i frikësuar, askush varrin mos t’ma vizitoj”. Nga Trungu i Fisit të Balajve, nga luftërat që nuk u ndalen në shekuj, nuk kishte si të kurorezohej ndryshe vepra e tij, dhe, të gjitha, bash të gjitha që pati, ia dedikoi popullit, lirisë së tij, çlirimit të atdheut. I shtrenjtë ynë! Heroi ynë! Ti mbete model se si i fal çdo gjë atdheut e popullit, pa kërkuar asgjë në këmbim, bash asgjë. PËRULËSISHT e PËRJETËSISHTË, FALEMINDERIT!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …