Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar akuza kundër Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e vet dhe se dinari nuk është dashtë të jetë temë e Kosovës në bisedime me Serbinë. Ne duhet të interesohemi për anëtarësim në NATO. Me këto tema po e kthejmë veten mbrapa, vetëm shikoni sa goditjet i merr Kosova, sa ndëshkimet e sulmet, e ne ka qenë dashur të sulmojmë me një agjendë serioze, fitoren e krejt fitoreve për anëtarësim në NATO. Haradinaj, tha Qeveria është dashur që menjëherë pas planit franko-gjerman të mbështetur nga Amerika të ec me agjendë përpara e jo të kthehet prapa. Kjo Qeveri është ndër qeveritë më të korruptuara në historinë e Kosovës. Kurti veç është në fundin e mandatit të vet, është çështje e dakordimeve sesi do të rrjedh procesi, do të mbahet mend për një qeveri që nuk i ka sjellë suksese Kosovës, por që ka bërë kthim mbrapa në shumë çështje serioze. Asnjëherë në historinë e qeverisjes së Kosovës nuk ka pasur kontrata kaq të shumta njëburimore”, tha, ka nënvizuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …