Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kërkon nga kryetarja, Vjosa Osmani që të deklarohet për mundësinë për shpërbërje të Kuvendit si dhe të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të kryeministrit, Albin Kurti. Haradinaj tha se AAK-ja ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, tani Kurti ka dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin”. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin. Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj.