Albin Kurti: Nëse opozita dëshiron zgjedhje të reja do bisedojnë së bashku, por rrëzim të qeverisë nuk do të ketë

Kryeministri, Albin Kurti ka përsëritur se nëse opozita dëshiron zgjedhje të reja është i gatshëm të ulët dhe të bisedojnë së bashku për shpërndarjen e Kuvendit, por rrëzim të qeverisë nuk do të ketë. Gjithçka ndërtohet mbi hipotezën që opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme dhe unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë me 2/3 e votave të Kuvendit shpërndarjen e Kuvendit. Qeveria vazhdon, mirëpo nëse opozita është e interesuar që të mos i kemi ne 12 muaj në vitin e fundit, por të kemi më pak muaj, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë, ka thënë Kurti gjatë një konference për medie, në të cilën foli për trevjetorin e qeverisjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …