Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gyero, ka shprehur bindjen e tij se Kosova meriton të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, megjithatë, ende nuk është afër Ai theksoi se marrëveshja e Ohrit ende nuk ka gjetur zbatim dhe se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është gjithashtu një çështje e rëndësishme. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës për Manastirin e Deçanit, Kosova është bërë një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ambasadori Guerot, shprehu përkrahjen e tij për këtë proces, duke vlerësuar hapat e rëndësishëm të ndërmarra nga vendi për të bërë pjesë në Këshill. Mendoj që Kosova, si një vend me përkushtim evropian, duhet dhe do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Procesi për anëtarësim është në vazhdim, deklaroi ambasadori francez.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …