Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë të komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen Osborn, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe delegacioni i tij po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Ajova, SHBA. Në ditën e parë të vizitës, gjenerali Osborn priti në takim bilateral gjeneral Jasharin ku u diskutua për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror mes dy forcave si dhe synimet për avancimin e aktiviteteve bazuar në planin afatmesëm të bashkëpunimit. Ata u pajtuan të zhvillojnë  më tutje programin në fushat e manovrës, logjistikës, kibernetikës, mjekësisë si dhe zhvillimit të korit të nënoficerëve. Në ditën e dytë të vizitës së tij Gjeneral Jashari dhe delegacioni i tij u pritën nga zëvendës guvernatori i Ajovës, Z. Adam Gregg. Gjatë takimit gjeneral Jashari falënderoi Z. Gregg për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Ajovës po jep për Kosovën në përgjithësi dhe FSK-në në veçanti. KOMFSK pati mundësi të informojë atë për arritjet e FSK-së, dhe rrugën përpara në zhvillimin e kapaciteteve të reja. Zëvendës guvernatori u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe të arriturat si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar tutje në thellimin e bashkëpunimit në nivel sa më të lartë. Delegacioni i FSK-së, ka  vizituar edhe Konsullatën e Kosovës në Ajova, ku u pritën nga Sekretari i Parë i Konsullatës, Z. Fatmir Rrahmanaj. Ai prezantoi punën e konsullatës dhe angazhimin e tyre në koordinimin dhe sinkronizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të diplomacisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …