Në fshatrat e Deçanit vazhdon ndërtimi i trotuarëve për të rritur sigurinë e qytetarëve

Në fshatrat e Deçanit vazhdon ndërtimi i trotuarëve për të rritur sigurinë e qytetarëve. Një i tillë ka filluar të ndërtohet në fshatin Shaptej në drejtim të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.

“Siç kemi ndërtuar e do të ndërtojmë në qytet dhe fshatrat e Deçanit, trotuaret për të rritur sigurinë e qytetarëve, edhe trotuari në fshatin Shaptej në drejtim të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, tashmë ka filluar.

Ky projekt ka për qëllim ndërtimin e trotuareve përreth të gjitha shkollave në Deçan!

Ta gëzojnë banorët! ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social facebook, kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …