Mr. Sadete Islamaj: EPOPEJA E DUKAGJINIT

Muaji mars në Kosovë karakterizohet nga ngjarje të rëndesiëshme të cilat gjatë priudhave kohore lanë gjurmë  dhe u skalitën në kalendarin e tij, disa prej të cilave vunë vulën në historinë e saj. Në fakt aty janë përfshiër luftërat dhe përpjekjet e popullit tonë për liri e bashkim kombëtar.

     Në rrjedhën e këtyre ngjarjeve vend të veçantë zë 24 marsi i vitit 1998, që në opinionin e kohës njihej si Epopeja e Gllogjanit. Në të vërtetë ajo ditë ndërroi rrjedhën e ngjarjeve politike jo vetëm në Dukagjin por edhe më gjërë. Për ti rikthyër në kujtesën tonë ngjarjet e asaj dite nuk është e lehtë, jo pse kanë kaluar njëzetë e gjashtë vite dhe mund të janë harruar,por, për faktin se kur vendosë të shkruash për ngjarje të tilla të kaplon  një ndjenjë frike se a do të arrish ta përshkruash ashtu siç ka ndodhë më të vërtetë se përndryshe  do ti mbesim  borgj historisë. Ajo që ka arritë të qëndrojë ende e freskët në memorien tonë është jehona e madhe që bëri ajo ngjarje duke e kthyër Gllogjanin në kryefjalë të ditës, vetëm dy ditë pas „ zgjedhjeve të lira“ të  mbajtën në Kosovë ( me 22.03.1998),dhe të udhëhequra nga Presidenti i asaj kohe Ibrahim Rugova. Ishin po ato zgjedhje që në masë të madhe vazhduan ta ushqenin në popull iluzionin për një jetë të qetë nën trysninë e një robërie të heshtur. Habitë fakti se si  LDK- ja dhe udhëheqësia e saj politike nuk arritën të lëkundën nga bindjet e tyre pacifiste as pas luftës legjendare të familjës se Shaban Jasharit në Prekaz. Përkundrazi, menjëherë pas konfirmimit të rezultateve, të  dehur nga fitorja e turpit vunë  në levizje gjithë mekanizmin e tyre duke i ngarkuar me detyra të reja kryesitë e degëve dhe nëndegëve të saj në tërë  Kosovën. Ndërsa gazeta „ Bota sot“ luante lojën e avokatit të saj besnik duke vjellur helm e vrerë kundër grupeve ilegale të UÇK-ës. Ata shkuan aq largë me propagandën  e tyre serbofile saqë edhe sot e kësaj dite luftëtarët e UÇK-ës po përballën nëpër procese gjyqësore. Sot të njëjtit thua se janë tjetërsuar në mendime dhe kur i degjon nëpër  media deklarimet e tyre plot „ lavdata hymnizuëse“ për UÇK-ën iritohesh nga  fallciteti dhe paftyrësia e tyre ngase në kujtesën tonë ende janë të freskëta  thirrjët  e tyre në Parlamentin e Kosovës „ Kriminelët në burg“.

    Janë këto vetëm pak fakte që veçuam në këtë shkrim për të rikthyër në memorien e brezave të rinjë  sakrificen e luftetareve të UÇK-ës përballë  një represioni  ç’njerëzor propaganduës të LDK-ës e mjerisht  shumë të thëksuar  këto vitet e fundit edhe të LVV -ës.

     Qetësinë e kllapisë që kishte pllakosur popullin pas atyre „zgjedhjeve të famshme“ e lëkundin në mesditën e asaj dite zërat e frustëruar  të disa njerëzve të cilët filluan të shpërndajnë lajmin se  „në Gllogjan filloj lufta“. Vetëm atëherë një pjesë e popullatës filluan të ndërgjegjësohen dhe ta kuptojnë se sulmi kundër familjes Haradinaj në Gllogjan është po ai i skenarit  më të cilin vepruan  focat serbe  në Prekaz, me 5,6 dhe 7 mars.

     Njëmbëdhjetë orë luftë u zhvilluan atë ditë në mes të familjes së Hilmi Haradinaj dhe forcave policore ushtarake serbe. Luftë e ashpër dhe e pabarabartë. Tashmë dihët se brenda në kullë luftonte baca Hilmi me të bijët dhe vajzën Mejremen,të cilët si kurrë më parë ishin vënë para një akti final „ Ja vdekje, ja liri“. Si rrallë hërë  në historinë e kombit tonë luftohët në një front kaç të vështirë ; një familje përballë një force policore dhe ushtarake e destinuar   për ta shkatërruar atë.  Luftë që u kurorëzua me një qëndresë të pathyëshme të familjës Haradinaj e cila pas asaj përballje i detyroi forcat pushtuese të tërhiqëshin. Pushtuësit  të zhgënjyër nga disfata që pësuan në shënjë hakmarrje tentojnë ti marrin peng nxënësit e shkollës fillore në  fshatit  me preteks që pastaj ti përdornin  për ta detyruar familjën Haradinaj të dorëzohej. Në mbrojtje të nxënësve bijnë më armë në dorë dëshmorët Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

Narrativa e asaj dite dha mesazhin e qartë se Kosova nuk mund të çlirohët me „mjete paqësore“, madje u they edhe miti  që influenconte masën  „ se më Serbinë nuk bëhët luftë“.  Diskurs kryësor  i të rinjëve në mbrëmjën e asaj dite u bë fjalia „kur po nisemi për Gllogjan“ . S‘përmbahëshin dot nga ndjenjat emocionale  që u kishte shkaktuar ajo luftë. Vërshimi i njerëzve për të parë gjurmët e luftimëve për së afërmi ishte pafund. Secili që kishte marrur atë rrugë në vete ngërthënte deshirë për ta  takuar ndonjërin nga protagonistët e ditës që i dhanë emër Epopesë së Dukagjinit. Entuziazmi dhe deshira për t‘iu bashkuar radheve të UÇK-ës kuptohej nga vetorganizimi  i grupeve të vogla të vullnetarëve të cilët drejtohëshin për Gllogjan. Aty kërkonin  komandantin Ramush Haradinaj  i cili në mënyrë të organizuar fillojë  ti dergonte në  Shqipërisë  për bartjen dhe grumbullimin e armatimit.

Sado që është folur e shkruar për Epopenë e Dukagjinit ende nuk është përmbyllur epilogu i saj sepse ajo ditë brenda në vetëvete  përmbanë një histori lavdie që nuk rrëfehët  dot me fjalë , madje as nga vet protagonistët e ngjarjës të cilët me modesti thellë në qenien e tyre kanë të gershetuar dashurinë për tokën mëmë dhe gatishmërinë për vetëflijim kur është në pyetje liria e atdheut.

    Nuk është rastësi se si arritën të njëjtësohën  dy data të rëndesiëshme në një ditë  të veçantë ; 24 marsi i viti 1998 dhe 24 marsi i vitit 1999, dita kur filluan bombardimët e NATO- s mbi caqet policore ushtarake serbe në Kosovë. Lavdi e përjetëshme Dëshmorëve  të Kombit. Qofshin të mallkuar në jetë të jetëve ata që shkelin mbi gjakun e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …