leoni

Kryeministri Kurti dhe kryetarja Osmani nuk po marrin pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja Vjosa Osmani nuk po marrin pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit! Epopeja e Dukagjinit mbahet për të kujtuar betejën e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të drejtuar nga familja Haradinaj në njërën anë dhe forcave të shumta serbe, ku pas luftimeve të ashpra përgjatë gjithë ditës, me të ofruar të mbrëmjes, forcat e shumta serbe, të turpëruara ikin nga fusha e betejës. Për ta shënuar këtë datë të rëndësishme të historisë sonë më të re, sot në Glogjan kanë marr pjesë mijëra bashkëluftëtar të dëshmorëve të kombit, qytetar të shumtë liridashës dhe autoritete të shumta, bac Rifat Jashari, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pjesëtar dhe epror të Forcës së Sigurisë së Kosovës, autoritete të larta të Komunës së Deçanit dhe qytetar të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …