leoni

Ahmeti: Kosova u çlirua fal gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së aleatëve

Ahmeti: Kosova u çlirua fal gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së aleatëve

Gjatë fjalës para mijëra të pranishmëve që po marrin pjesë në Epopenë e Dukagjinit, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti theksoi se Kosova u çlirua fal gjakut të dëshmorëve dhe ndihmës së aleatëve. Ai shtoi më tutje se epopeja e marsit është një nga ditët më të shënuara në histori sepse të gjithë këta të rënë deshën të jenë në krah të komandantit legjendar Adem Jashari për të lehtësuar dhimbjen dhe për të dhënë lajmin se Kosova u çlirua nga gjaku dhe ndihma nga aleati. “Prandaj mirënjohës në jetë të jetëve, shqiptarët duhet të jenë ndaj Amerikës, NATO’s, sepse ne si komb ndodhemi në një rajon i cili duhet të ketë miqësi të fortë dhe kjo miqësi është bërë në momentin më të duhur që shqiptarëve ia dashtë. Çdo ftohje, çdo neglizhencë ndaj aleatëve tanë strategjikë e historikë të kombit duhet çuar përpara sepse Kosova akoma ka nevojë që të marrë përfundimisht fizioniminë e një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, misioni jonë dhe pikërisht këtu sepse ideal i të gjithë të rënëve për liri ka qenë që të mos ketë kufi e gjemba mes shqiptarëve” tha mes tjerash, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …