Arian Zeka

Arian Zeka: Janë përkeqësuar raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se raportet aktuale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përkeqësuar pas zhvillimeve të fundit në vend, veçanërisht me rregulloren e BQK-së sa i përket dinarit. Arian Zeka, tha Kosova duhet të ketë parasysh se veprimet e pakoordinuara me aleatët ndikojnë në përkeqësimin ekonomik të vendit. Në një intervistë për KosovaPress, ai  duke komentuar marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, thotë se deklaratat e zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit do të ndikojnë tek investitorët për të zgjeruar operacionet në Kosovë, për çfarë thotë se është duke u dëmtuar edhe ekonomia e Kosovës. Qeveria jonë nuk duhet të harrojë asnjëherë kontributin e SHBA-së ndaj Kosovës për shtet ndërtim,  tha mes tjerash, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …