Invalidi dhe veterani i UÇK-së, Ismajl Hoti nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me një vendim të Ministrisë së Financave të nxjerrë ditë më parë. Ismail Hoti, i plagosur gjatë luftës në Koshare është përfitues i skemës pensionale të invalidit të luftës, por nuk ka arritur të marrë pensionin bazik të moshës, pasi që kërkesën e tij e ka refuzuar Ministria e Financave. Fadil Shurdhaj, udhëheqës i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, akuzon Ministrinë e Financave për shkelje të ligjit dhe mos-përgjigjen ndaj shkrimeve të tyre, duke theksuar se ata po i dërgojnë rastet drejtpërdrejt në gjykatë, ku shpresojnë të fitojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …