Të hënën kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në shënimin e 25-vjetorit të përjetësimit, nderuan 68 të vrarët e fshatit Fortesë nga forcat terroriste të shtetit të Serbisë.
“Në këtë vend e këtë bregore pushojnë eshtrat e të rënëve, të atyre ndaj të cilëve jemi të obliguar ne sot dhe brez pas brezi të përulemi me respektin më të thellë. Kujtimi i përhershëm për të rënët i jep krah jetës dhe sukseseve tona, sepse ata i dhanë shpirt, kuptim dhe e bënë Kosovën.
Kjo tokë e larë me gjakun e shqiptarëve nuk i duroi kurrë padrejtësitë, prandaj u sulmua dhe u djeg me zjarr e hekur, por mbeti shqiptare. E jona do të mbetet përgjithmonë!”, ka thënë kryetari Latifi.