Ministri Zharku inauguroi fillimin e punimeve në rrugën Botushë-Koshare

Ministri i Infrastrukturës  Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, inauguroi fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Botushë-Koshare. Projekti i asfaltimit të kësaj rruge fillon nga fshati Botushë dhe vazhdon deri në Koshare, pikërisht tek varrezat e dëshmorëve të rënë në betejën e Kosharës.

Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me këtë rast ka deklaruar se me asfaltimin e kësaj rruge, po tregohet për përkushtimin e Qeverisë dhe të ministrisë që e drejton për ruajtjen e vlerave të çmuara që bart kjo pjesë për Kosovën.

“Të gjithë e dimë për rëndësinë që ka pasur Beteja e Koshares për rrëzimin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Me këtë rrugë edhe një herë po tregojmë përkushtimin tonë për ruajtjen dhe kultivimin e atyre vlerave, natyrisht për ndërtimin e vendit tonë. Përpos kësaj rruge në Komunën e Gjakovës kemi disa projekte të tjera. Të gjitha ato projekte kanë nisur të punohen me ritëm të përshpejtuar këtyre ditëve të verës, kështu që besoj që shumë shpesh do të jemi në Gjakovë për përurimin e projekteve të tjera, natyrisht shpresojmë që edhe me premtimin e kompanisë kjo rrugë do të përfundoj deri në fund të tetorit”, ka deklaruat ministri, Lutfi Zharku.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për këtë investim tepër të rëndësishëm për komunën që e drejton.

“Falënderoj Ministrinë e Infrastrukturës për investimin në një rrugë tepër të rëndësishme për Komunën e Gjakovës, aksin Batushë-Koshare. Bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës kemi disa projekte, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me lidhjen e Komunës së Gjakovës me Republikën e Shqipërisë dhe lidhjen e Komunës së Gjakovës me komunat tjera në Kosovë.

I pranishëm në këtë përurim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Çuni. Projekti është mirëpritur edhe nga shumë qytetarë dhe veteranë që morën pjesë në përurimin e nisjes së punimeve.

Gjatësia e rrugës është  8.3 kilometra,  ndërsa projekti në fjalë do të kushtojë  725 mijë e 252.49 euro.

Ministria e Infrastrukturës gjatë këtij viti në Komunën e Gjakovës do të realizoj edhe këto projekte: asfaltimin e Rrugës Dol – Kusar – Goden faza e dytë, asfaltimi i rrugës Rogovë-Dedaj, asfaltimi i rrugës Demjan – Marosh – Dedaj, asfaltimi i rrugës Pac-Qafë Gjonaj-Babaj Bokës, asfaltimi i rrugës së Bishtazhinit, asfaltimi i rrugës në fshatin Demjan,  (Lagjja e Shehut, Gjakovë ), asfaltimi i rrugës Pacaj-Dobrosh, Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …