Kryetari i Grupit Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideron se është e rëndësishme që trajtohet sa më shpejt kërkesa për debat parlamentar për trevjetorin e Qeverisë Kurti. Çështja kryesore e ballafaqimit të Kuvendit të Kosovës me Qeverinë është llogaridhënia për tri vjet keqqeverisje dhe mos punë. Duhet të tregojë pse nuk janë shpenzuar 1 miliardë e 225 milionë euro? Pse janë shpenzuar 209 milionë euro me tenderë njëburimor? Pse nuk u rritën pagat në sektorin publik? Pse nuk ndodhi Ligi për Sigurimet Shëndetësore? Do ta dekonspirojmë qeverisjen më të dobët në histori të Kosovës. Ky dekonspirim vjen duke u ballafaquar. Kur kam kërkuar rritje të pagave në sektorin publik, kryeministri ka vendosur parametra tjerë: është marrë me veriun e Kosovës, me problemin me tabela, me problemin e dinarit. Pra, nuk kemi mundur të diskutojmë për politika publike. ka thënë, Besnik Tahiri në një takim me gazetarë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …