Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq i dhanë fund takimit të djeshëm në Bruksel, pa ndonjë rezultat. Ata diskutuan lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, pas takimit tha se diskutimet e gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë sot propozimet për të gjetur zgjidhje për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”. Lajçak tha se me palët ranë dakord që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje për problemin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …