leoni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të Liridona Ademajt- Murseli

Ejup Maqedonci: Prania e rregullt e Kosovës në Asamblenë Parlamentare mundëson lobim më efektiv në procesin e anëtarësimit

Kosova nga vëzhgues parlamentar është pranuar dje si shtet anëtar i asociuar nga Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ky pranim konsiderohet hap i rëndësishëm dhe niveli më i lartë para se Kosova të bëhet anëtare e plotë në strukturat e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për KosovaPress deklaron se prezenca e rregullt e Kosovës në asamble do të mundësojë lobim më efektiv për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO. Ndërkaq, ish-diplomatë thonë se anëtarësimi në këtë organizatë nuk ndërlidhet me atë të Kosovës në NATO. Sipas tyre, Kosova nuk mund të flas për anëtarësim në këtë aleancë, përderisa kërkon trupa shtesë për mbrojtje të vendit nga agresioni serb. Ministri Ejup Maqedonci deklaron se avancimi i statusit të Kosovës është arritje domethënëse dhe se parlamentarët tash e tutje do të kenë mundësi të marrin pjesë në të gjitha seancat plenare..

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …