leoni

Nxënësja Elona Zeneli nga Kaçaniku fituese e vendit të parë në garat e recituesve

Në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2024”, janë mbajtur dje garat regjionale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme. Një fjalë përshëndetëse, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë e mbajti drejtoresha për Arsim Arta Ajeti, e cila pasi ka falënderuar gjitha shkollat pjesmarrëse theksoi se prania juaj në garat e recituesve, e madhështon këtë Flakadan.

“Garat regjionale të recituesve janë një platformë e shkëlqyeshme për të treguar aftësitë e tyre në poezi. Është një rast emocionues ku recituesit mund të ndajnë pasionin e tyre me publikun dhe të fitojnë vlerësimin që meriton talenti i tyre.

Angazhimi i nxënësve për dije dhe arritje profesionale, është parakusht për realizimin e amanetit të dëshmorëve. Vet pjesëmarrja e juaj në garat e recituesve, është kontribut i madh dhe po i jepni madhështi Manifestimit “Flakadani i Karadakut”.

Ju po nderoni figurën e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, për çka po mbahet ky Manifestim”, u shpreh drejtoresha Ajeti. Poashtu ajo ju ka uruar suksese gjithë nxënësve pjesëmarrës në garën e sotme.

Në emër të shkollave pjesëmarrëse, një fjalë rasti ka mbajtur edhe profesoresha Arlinda Klaiqi.

Vlerësuar ga juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, vendin e parë e zuri nxënësja Elona Zeneli nga Kaçaniku, vendin e dytë Bleona Krasniqi – Kamenicë dhe vendin e tretë Arbesa Misini nga Vitia.

Pjesmarrës në këtë takim ishin familja e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe profesorë nga shkollat garuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …